Stringa: PD e ndarë mund të “kapë” më shumë se sa e bashkuar. Kikia: Dy grupet nuk pranojnë njëri-tjetrin

schedule21:38 - 4 Nëntor, 2022

schedule 21:38 - 4 Nëntor, 2022

Analisti Azmi Stringa, i ftuar në emisionin “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, e cila me sa duket do të hyjë e ndarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të mbahen më 14 maj 2023.

Stringla tha se vetë demokratët janë të ndarë në një rrugë pa kthim. Por, sipas tij, nëse “copat” e ndara të PD-së do të mbijetojnë mund të kapin më shumë të ndara se sa mund të fitojnë të bashkuara.

Ndryshe mendon analisti Mentor Kikia, i cili tha se krisja në PArtinë Demokratike krijon mundësi për aspirantët e rinj, por dy fraksionet ekzistuese nuk mund të sjellin asgjë të re.

Stringa: Lufta që po bëhet është që monopli mos prishet. Grupi i Alibeajt shpresojnë që të zënë vakumin. Kjo nuk është diçka e keqe, as për opozitën. Vetë demokratët janë të ndarë në një rrugë pa kthim. Ka demokratë që nuk janë rikthyer më ta votojnë partinë. Diku te 100 mijë demokratë nuk janë rikthyer më të votojnë PD pas 2013. Nga ana tjetër kemi elektoratin gri që nuk e duan PS për shumë arsye, nuk gjejnë asgjë atraktive në PD. Unë mendoj që këto dy copa nëse mbijetojnë, do kapin veç e veç më shumë se sa do kapin po të ishin bashkë. PD dhe PL kapin një target audiencë të vetën. Por mund të ketë sinergji nga ndarja, ku partia tjetër që do nxjerrë kandidatë të kapë një numër tjetër. Pra këto dy parti mund të kapin shumë më shumë se çdo kapë PD bashkë.

Kikia: Kjo krisje krijon vakum. Kriza u krijua nga mania e Berishës për mos lënë kontrollin e saj. Unë mendoj se ky është një rast i mirë për aspirantët e rinj për te mbjellë një farë të re në këtë vakum. Nevoja është për një gjë të re, por nuk mendoj se gjënë e re mund ta sjellë ndonjëra nga këto copa. Dy grupet nuk janë në konflikt për çështje parimore, ata janë në konflikt se nuk pranojnë njëri tjetrin. Unë nuk e shikoj grupin e Alibeajt si një risi që mund të sjellë diçka të re./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!