Strehoi sirianët, gjykata lë në burg Fatos Dushën: S’kam lidhje, kam 3 muaj pa paguar ujë e drita

schedule09:52 - 13 Janar, 2021

schedule 09:52 - 13 Janar, 2021

Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë “arrest në burg” për Fatos Dushën, i arrestuar për strehimin e shtetasve sirianë në Tiranë.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se seanca është drejtuar nga gjyqtarja Herila Çela, ndërsa prokuror ishte Erjon Shqari.

Lexo edhe: Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, dyshohet se strehoi sirianët që u shpëtuan në Vlorë

Ndërkohë në dëshminë e dhënë, mësohet se ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me trafikantët.

“Nuk kam asnjë lidhje me trafikantët, ne jemi një hostel. Vijnë shtetas të huaj për 6- 7 € krevati dhe flenë. Më akuzojnë si trafikant ndërkohë që kam tre muaj pa paguar ujë e drita. Edhe 6 muaj më parë më erdhi kontroll drejtoria e policisë së Tiranës, sirianët ia dërgojnë adresën njëri-tjetrit se është lirë. S’kam asnjë dijeni për trafikun apo lidhjet, unë ushqehem më këtë punë”, është shprehur Dusha.

-Fatos Dusha, pronar i një hoteli në Tiranë, u arrestua nga policia pasi strehoi sirianët që u shpëtuan në Vlorë.

Lexo edhe: Gomonia me klandestinë, 12 sirianë dërgohen në QSUT me djegie të rënda

-Kujtojmë se rreth 50 klandestinë nga Lindja e Mesmme (sirianë) qëndruan mbi tre orë në det të hapur. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin me gomone.

Ndërkohë salla operative u njoftua për ndihmë pasi u kërkua ndihmë për shkak se gomonia gjendej në rrezik për tu mbytur për shkak edhe të motit të keq.

Sakaq në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete nga Guardia di Finanza Italiane.

/abcnews.al/