Strehohej në Brazil, kush është shqiptari i arrestuar: I dënuar në Francë dhe kërkohej në Maqedoni

schedule15:25 - 27 Tetor, 2021

schedule 15:25 - 27 Tetor, 2021

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet braziliane pak ditë më parë në San Paolo. I arrestuari është Shaqir (Hektor) Nikolli, emër i njohur dhe për drejtësinë shqiptare. 45-vjeçari akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Mediat braziliane shkruajnë se Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e DIVECAR/DEIC të 2-të të Policisë Civile të São Paulo, zbuluan dhe arrestuan të mërkurën një shtetas shqiptar që kërkohej, pjesëtar i një organizate kriminale për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shqiptari, tashmë i arrestuar ishte i dënuar me dhjetë vjet burg nga drejtësia franceze, teksa kërkohej edhe nga Maqedonia e Veriut.

Arrestimi u krye në përputhje me urdhrin e paraburgimit për qëllime ekstradimi të lëshuar nga Gjykata e Lartë Federale, bazuar në përfaqësimin e bërë nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Brazil.

I burgosuri do të qëndrojë në dispozicion të Gjykatës së Lartë të Brazilit, në pritje të procedimit të procesit të ekstradimit.

Ndërkohë që në Shqipëri Nikolli, nga Dibra akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë grabitjes së një autobusi në vitin 1996. Në vitin 2002 ai u arrestua në Vjenë, Austri me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.