Strehimi i afganëve, Xhaçka: Shqipëria është e gatshme të presë qindra prej tyre

schedule10:48 - 16 Gusht, 2021

schedule 10:48 - 16 Gusht, 2021

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas konfirmimit të vendimit për ardhjen e afganëve në vendin tonë.

Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Twitter  shkruan se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë.

“Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë , jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.

Ndërkohë burime për abcnews.al bëjnë me dije se pritet që në vendin tonë fillimisht të mbërrijnë rreth 400 afganë që kanë bashkëpunuar me NATO-n dhe sot janë në rrezik nga talebanët që morën pushtetin.e.su./abcnews.al