Strategu Mourinho, “Special One” siguron milionat nga largimet e parakohshme

schedule19:56 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 19:56 - 27 Dhjetor, 2024

Padyshim është një nga “strategët” më të mirë në historinë e sportit të futbollit, pavarësisht se ndarjet asnjëherë nuk i ka pasur të mira, me klubet ku ka punuar.

Bëhet fjalë për “luziantin”, Jose Mourinho, i cili sezonin e kaluar u largua, pa dëshirën e tij, nga stoli i “Verdhekuqve” të Roma-s, pas 2 vitesh e gjysmë te kryeqytetasit italianë.

Mirëpo, nëse për tifozët ishte një lajm i trishtë, Mourinho e kapërdiu më kollaj shkarkimin, kjo edhe prej 3 milionë paundëve të përfituar nga dëmshpërblimi, që mori pas shkarkimit të papritur dhe më shumë duket se kjo është një taktitë e “Special One”, për të fituar para shtesë sesa një krizë rezultatesh.

Së bashku me 3 milionëshin e përfituar nga Roma, Mourinho ka përfituar në total plot 80 milionë paundë, nga shkarkimet, përgjatë gjithë karrierës së tij. Fillimisht portugezi përfitoi plot 18 milionë paundë, kur u shkarkuar nga “Blutë” e Chelsea, më 20 shtator të vitit 2007, për të vazhduar, me 17 milionë paundët e përfituara nga shkarkimi i 30 qershorit 2013, nga “Galaktikët” e Real Madrid.

Më tej në listë janë sërish “Blutë e Londrës”, të cilët i paguan plot 8.3 milionë paundë portugezit, pas shkarkimit të këtij të fundit, më 17 dhjetorit të 2015-ës, ndërsa pas Chelsea vijnë dy “gjigantë” të tjerë të Premier League, Manchester United e Tottenham të cilët e shkarkuan respektivisht më 18 dhjetor të 2018-ës e 19 prill të 2021-shit, nga ku përfitoi po respektivisht 19.6 e 15 milionë paundë të tjera.

Në fund, siç theksuam edhe më lart, nga Roma, “strategu” portugez përfitoi plot 3 milionë paund dhe tashmë mund të aludohet nëse kjo është një “skemë” e veçantë e “Special One” apo thjesht revoltim i bordeve drejtuese, me sjelljen e tij, e cila për të thënë të vërtetën është “e pandreqshme”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!