Strategjia e re e turizmit/ Hoxha: Të merret seriozisht. Topuzi: Duhet të shohim përtej 2030-ës

schedule21:10 - 18 Tetor, 2024

schedule 21:10 - 18 Tetor, 2024

Profesori dhe eksperti i turizmit, Lavdërim Hoxha, i pyetur për pritshmëritë e strategjisë së re të turizmit, deklaroi se për të pasur një impakt pozitiv, dokumenti i hartuar duhet marrë seriozisht. Në “Sheshi i Dollarit”, ai deklaroi se investitorët dhe aktorët e turizmit, nuk duhet të shohin vetëm fitimin e momentit.

“Siç e përmenda është që gjithë sektori duhet që këtë dokument ta marrë seriozisht, të kuptojë se kush është trendi dhe politikat dhe të gjithë, si investitorët si aktorët e turizmit, të punojnë drejt këtij objektivi të përbashkët. Duke parë këtë objektiv, të punojnë drejt qëndrueshmërisë dhe jo të zgjedhin fitimin e shkurtër dhe të momentit. Duke dhënë kontribut në këtë drejtim, zhvillohet destinacioni, Shqipëria, rajoni, dhe përfitojmë të gjithë ne”, u shpreh Hoxha.

Ndërkohë, Zak Topuzi, kryetar i shoqatës së hoteleri turizmit, u shpreh se duhet të hartojmë strategji që shkojnë përtej vitit 2030.

“Do të doja që të implementohej sa më shpejt dhe do t’i kërkoja grupit të punës një relacion mbështetës pasi ka dalë direktivat për turizmin e vitit 2040. Ne po bëjmë strategji për 2030, por bota po flet për 2040. Rekomandimet janë që do të shtohen, gati do të dyfishohet. Nga 1.4 miliard që ka sot, do të shkojë 2.5 miliardë. Ky 1 miliardë që shtohet është turisti me të ardhura të mesme. 50 përqind e tyre do të atashohen në Mesdhe dhe prandaj kërkohen eksperienca të reja.”, u shpreh Topuzi./abcnews.al