Strategji e re biznesi/ Firma prodhon karburant për avionët me bazë fekalesh

schedule11:14 - 7 Janar, 2024

schedule 11:14 - 7 Janar, 2024

Një kompani e re ajrore ka zhvilluar një lloj karburanti të bërë tërësisht jashtëqitjet e njeriut. Kimistët në një laborator në Gloucestershire i kanë kthyer jashtëqitjet në vajguri.

“Ne donim të gjenim një lëndë fillestare me vlerë të ulët që të kishte bollëk”, tha James Hygate, CEO i Firefly Green Fuels.

Testet e pavarura nga rregullatorët ndërkombëtarë të aviacionit zbuluan se ishte pothuajse identik me karburantin standard fosil të avionëve. Në të gjithë botën, fluturimet kontribuojnë rreth 2% të emetimeve globale të karbonit, të cilat ndikojnë në ndryshimet klimatike.

Avionët elektrikë janë duke u zhvilluar, me një kompani në Cotswolds që premton fluturime me energji hidrogjeni elektrike për një duzinë pasagjerësh deri në vitin 2026.

Pra, gjetja e mënyrave të reja, më të gjelbra për të prodhuar vajgur pa përdorur lëndë djegëse fosile është bërë një domosdoshmëri. Sipas rezultateve të para, karburanti ka përbërje kimike pothuajse identike me karburantin fosil të avionit A1.

Departamenti i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar i ka dhënë ekipit një grant kërkimor prej 2 milion paund.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!