Strasburgu rrëzon pronarët, mbetet në fuqi skema e qeverisë për kompensimin e pronave

schedule13:11 - 7 Maj, 2020

schedule 13:11 - 7 Maj, 2020

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar kërkesën e pronarëve për të cilësuar si papranueshëm skemën e re të kompensimit të pronave të sekuestruara gjatë komunizmit që u miratua në vitin 2015.

Në vendimin e saj të publikuar sot, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg arriti në përfundimin se skema e ofruar me Ligjin për Trajtimin e Pronës ishte një mjet ligjor.

Gjykata i ka cilësuar kërkesët e pronarëvce si të papranueshme për tre arsye të cilat lidhen: Me mosshterimin e procedurave ligjore brenda vendit; si të parakohshme ose sepse kërkuesit nuk gëzonin më cilësinë e viktimës për shkelje të të drejtave të tyre.

Kështu, kompensimi i pronave tani do të bëhet sipas skemës së re të miratuar nga qeveria në vitin 2015, e cila u kundështuar shumë nga pronarët.

Skema e kompensimit

Sipas kësaj skeme, toka sot do të kompensohet duke marrë në konsideratë gjendjen e saj në momentin e sekuestrimit nga regjimi komunist dhe jo sipas zërit kadastral që është sot. Skema parashikon që një pronë që ka qenë arë për shembull kur u sekuestrua të kompensohet e si e tillë sot edhe nëse tashmë ajo është truall dhe me vlerë shumë më të lartë tregu.

Megjithatë, për të shmangur një barrë të rëndë ndaj pronarëve, gjykata ka vendosur që në rastet kur kemi të bëjmë me devijime të mëdha, toka të mos kompensohet me më pak se 10% të vlerës së tregut që ka sot.

Rrjedhimisht, nëse një pronari i është sekuestruar toka arë në periudhën e komunizmit dhe sot është truall shumë i vlefshëm, sipas gjykatës, ajo nuk do të kompensohet si arë, por me minimumi 10% të çmimit të tregut në ditët e sotme si truall. /abcnews.al