Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Strasburgu për ’21 Janarin’/ Vija: Gjykatat mund t’i rishikojnë vendimet brenda 6 muajsh

schedule21:04 - 14 Nëntor, 2023

schedule 21:04 - 14 Nëntor, 2023

Gazetari Ermal Vija theksoi në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla se gjykatat kanë mundësinë të rishikojnë vendimet në lidhje me 21 Janarin, duke u bazuar në atë të gjykatës së Strasburgut. Ai shtoi nëse Prokuroria e Tiranës do të provojë se është krim shtetëror, mund t’ia delegojë çështjen SPAK-ut.

“Referuar Kodit të Procedurës, do të jetë gjykata që do të rishikojnë këto vendime, në bazë të vendimit të Strasburgut, që brenda 6 muajsh duhet të ketë mundësinë për rishikim. Sa i takon hetimeve, është Prokuroria e Tiranës e cila ka hetimin e hapur, dhe është pikërisht kjo Prokurori që në rast se do të vihet përballë provave do të konstatojë që bëhet fjalë për një urdhër shtetëror, do të ketë detyrimin të shpallë moskompetencë dhe do t’ia delegojë Prokurorisë së Posaçme.

Në atë moment, SPAK nuk do të ketë më mundësinë të shpallë moskompetencë. Do të jetë kjo Prokurori që do të vazhdojë dhe do të dalë në personat përgjegjës.”, theksoi gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!