Strasburgu e rrëzoi, KE mirëpret vendimin për Xhoxhajn: Forcon procesin e vettingut

schedule11:30 - 10 Shkurt, 2021

schedule 11:30 - 10 Shkurt, 2021

Nga Erisa Zykaj

Komisioni Europian mirëpret vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në çështjen Xhoxhaj kundër Shqipërise (kërkesa nr. 14227/19).

Zëdhënsja e Komisionit Europian, Ana Pisonero -Hernandez është shprehur, se gjykimi i kësaj çështeje do të forcojë më tej procesin e Vettingut dhe do të shërbejë si udhëzim i dobishëm për institucionet e Vettingut.

Lexo edhe: Strasburgu vendos: Shkarkimi i Altina Xhoxhajt ishte i ligjshëm

Vetingu është procesi i rivlerësimit tê figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre personale, luftën ndaj korrupsionit, ndaj ndikimit të krimit të organizuar dhe elementeve të tjera të paligjshme në dhënien e drejtësisë.

Komisioni Europian nënvizon rëndësinë e procesit të Vetingut në Shqipëri për krijimin e një gjyqësori të pavarur dhe të përgjegjshëm në Shqipëri. Zêdhënësja Pisonero-Hernandez ka thënë, se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i udhëhequr nga Komisioni Evropian, do të vazhdojë të monitorojë tërësinë e procesit të verifikimit, duke përfshirë pajtueshmërinë e tij të plotë me të drejtat e njeriut dhe parimet që qëndrojnë në themel të sistemit të konventës europiane të të drejtave të Njeriut.

Një ditë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, përmes një vendimi, theksoi se shkarkimi i Xhoxhajt nga organet e vettingut ishte i ligjshëm duke mos shkelur asnjë procedurë.

Ky vendim ka rendësi për procesin e vettingut në Shqipëri pasi pritet të ndikojë edhe në ankesat e tjera të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga detyra dhe që janë ankuar në Strasbgurg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!