Thomas Strakosha ka marrë një propozim të ri nga Lazio, që dëshiron t’ia zgjatë kontratën portierit deri në qershor të viti 2025. Marrëveshja aktuale e portierit shqiptar është e vlefshme deri në verën e vitit 2022 dhe te klubi italian po nxitojnë ta bindin sa më shpejt Strakoshën.
Gazetari i Gazzetta Dello Sport, Nicolo Shcira, raporton se portierit të kombëtares shqiptare i ofrohet një pagë mjaft e mirë, që kap shifrën e 2 milion eurove në sezon. Këtë shifër momentalisht nuk e përfiton asnjë lojtar tjetër i kombëtares shqiptare, apo edhe të përfaqësuesja e Kosovës.
Më shumë se Strakosha përfitojnë lojtarë si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, që luajën në Premier League me klube si Liverpool dhe Arsenal, por ata kanë zgjedhur të përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës. /abcnews.al