Vetë numri 1 I klubit e pati një përgëzim.
Pronari i anijeve, Marios Iliopulos, bosi I AEK-ut, veçoi dy yje pas fitores së derbit ndaj Panathinaikosit, të quajtur Luka Joviç dhe Tomas Strakosha.
Premtimi ishte edhe për 200 000 euro shpërblim.
Portieri i kombëtares u dallua për pritjen e penalltisë, ndonëse e bëri ndonjë gabim, ndërsa duket se e ka çimenduar vendin në formacion.
Gardiani ynë është më i aktivizuari tek AEK-u këtë sezon të Superligës greke.
Me 1158 minuta ai lë prapa gjithë lojtarët e tjerë si Lazaros Rota me 1050 apo Orbelin Pineda me 1049, dhe kjo do të thotë se e ka fituar besimin e trajnerit dhe të klubit.
Po ashtu, raporti I tij me 11-metërshat në përgjithësi mbetet mjaft I mirë, me statistika pozitive për një portier.
Shqiptari ka 7 pritje nga pika e bardhë ndër 69 gjithsej, me një mesatare pak më të lartë se një pritje për 10 gjuajtje.
Katër reagime të suksesshme I ka që kur ishte tek Lacio në Itali, edhe ndaj lojtarëve si Paulo Dibala, apo edhe Rodrigo De Paul.
Një është me fanelën e kombëtares, në ndeshjen në Letoni në eliminatoret e Kupës së Botës, në barazimin 1-1.
Dy të fundit janë me AEK-un, që të dyja këtë sezon të Superligës greke, dhe në ndeshje që kanë përfunduar jashtë fushe me të njëjtin rezultat 3-2 për skuadrën e tij.

