Aty ku luan u vu jo pak në diskutim.
Gjithsesi, Tomas Strakosha e ka treguar vlerën e tij për kombëtaren e Shqipërisë dhe për ekipet e klubeve, ndërsa e tregoi edhe një herë tjetër.
Rreth 3 muaj pas mrekullisë që bëri në Rigë në duelin e Kupës së Botës ndaj Letonisë duke pritur penallti, gardiani kuqezi realizoi një tjetër kulm, këtë herë në Superligën e Greqisë.
Ai ndaloi 11-metërshin në ndeshjen Kifisia-AEK, në të cilën skuadra athinjote fitoi me përmbysje 3-2.
Strakosha u bë i pari portier i klubit nga kryeqyteti i Greqisë që bën një pritje të tillë që nga viti 2021.
E pra, ku vjen puna tek gjuajtjet nga pika e bardhë, djali i Foto Strakoshës është gjithnjë i gatshëm.
Përveç penalltisë me kombëtaren dhe kësaj në elitën greke, ai ka anuluar tri ndëshkime kapitale të futbollit në Serinë A italiane.
Përballë tij dështoi Babakar në ndeshjen Lacio-Leçe që përfundoi 4-2 gjashtë vjet më parë.
Po ashtu, argjentinasi Rodrigo De Paul në një Lacio-Udineze, që përfundoi 2-0 gjithashtu në 2019.
Nuk harrohet ndalimi në sekondat e fundit që i bëri Paulo Dibalës në stadiumin “Alianc” të Torinos, duke mbrojtur fitoren e Lacios ndaj Juventusit 2-1.
Strakosha e tregoi sërish anën e tij të fortë si portier pikërisht pak ditë para duelit tepër të rëndësishëm ndaj Serbisë në Leskovac, për Kupën e Botës./abcnews.al

