Strakosha kushton 4 milionë, Brentford kërkon të përfitojë nga forma e “Legjionarit”

schedule13:50 - 4 Korrik, 2024

schedule 13:50 - 4 Korrik, 2024

E vërteta është se e quanim pikën më të dobët. Nëse kishte një repart ku kombëtarja shqiptare pritej të dështonte në Europian, ai ishte porta, veçse ndodhi ndryshe, me teknikun Sylvinho që zgjodhi Thomas Strakoshën si titullar dhe 29-vjeçari nuk zhgënjeu, përkundrazi.

Forma e tij e mirë, sidomos në ndeshjen ndaj Kroacisë, por po ashtu edhe kundër Italisë e në fund përballë Spanjës, ka bërë që interesimi për djalin e ish-kapitenit “kuqezi”, Foto Strakosha, të rritet, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, klube nga Italia e Greqia po mendojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

Nga kjo formë e mirë e “Legjionarit” kërkojnë të përfitojnë edhe anglezët e Brentford, që zotërojnë kartonin e tij, teksa mendohet se drejtuesit e klubit të Premier League i kanë vendosur çmimin kartonit të Strakoshës, dhe kërkojnë 4 milionë euro.

Shifra nuk është tepër e lartë, por nuk është e vogël për një portier e sidomos për dikë që sezonin e kaluar thuajse nuk luajti fare. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!