Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Strakosha flet nga Bubqi: Duhet të jemi këtu, faleminderit edhe fqinjëve

schedule15:09 - 10 Janar, 2020

schedule 15:09 - 10 Janar, 2020

Yjet e kombëtares shqiptare, italiane, turke dhe greke të viteve 2000  vizituan këtë të premte disa nga familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” është motoja e miqësores bamirëse mes yjeve të Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë. Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor.

Ish-futbollistet e ekipit kombëtar të viteve 2000 së bashku me yjet e kombëtareve respektive vizituan paraditen e së premtes disa nga zonat e prekura nga tërmeti. Fillimisht lojtarët  vizituan qendrën vullnetare të ngritur në Bubq, ku sigurohet ushqimi i përditshëm për banorët në nevojë.

Nuk mungoi një fjalë falënderimi nga legjenda Foto Strakosha për pjesëmarrësit në këtë event bamirësie.  “Këtë ndihmë ndaj këtyre njerëzve po e bëjmë sepse duhet të gjendemi pranë këtyre njerëzve në këto momente të vështira.

Të gjithë këta futbollistë që janë pjesë e historisë së futbollit të këtij vendi kanë qenë të gatshëm për këtë ndeshje. Janë për t’u përgëzuar edhe kombëtarja e veteranëve të Greqisë, Turqisë dhe Italisë, të cilët janë pjesë e kësaj kauze. Nuk ia vlen të thuash më asgjë tjetër, përveçse në momente të vështira ka shumë vlerë të jemi sa më pranë njëri-tjetrit”.

Më pas lojtarët prekën nga afër realitetin në të cilën ndodhen familjet e asaj zone, si dhe banorët përfituan nga rasti për të bërë një foto me disa lojtarë, me të cilët kanë kujtime të bukura nga koha e të luajturit futboll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!