Lazio luan nesër ndaj Borussia Dortmund dhe para kësaj sfide trajneri i italianëve, Simone Inzaghi ka dalë në konferencë për shtyp dhe ndër disa pyetjeve të gazetarëve ai i është përgjigjur edhe asaj për portierin titullar nesër.
Një ditë më parë u raportua se Inzaghi po mendon ta ulë në stol Strakoshën dhe duket se kjo ka qenë e vërtetë. I pyetur se cili portier do e nisë si titullar nesër, Inzaghi shprehet se ka ende dyshime, duke lënë idenë se Reina do të jetë në portë nesër.
“Strakosha apo Reina mes portës së Lazios? Gjatë stërvitjes kam dyshime për të gjitha pozicionet. Ky fakt nuk ka pse të jetë një problem, po vlerë e skuadrës sonë”, u shpreh trajneri.
Inzaghi më parë është shprehur qartë se Strakosha është portieri i parë, por paraqitja e dobët ndaj Udinese e ka bërë të dyshojë për atë që ka thënë. /abcnews.al