Støre: Norvegjia do të rrisë ndihmën për Ukrainën me gati dy miliardë euro

schedule22:35 - 30 Prill, 2024

schedule 22:35 - 30 Prill, 2024

Këtë vit, Norvegjia do të rrisë ndihmën për Ukrainën me shtatë miliardë korona norvegjeze (591,375,820 euro) në një total prej 22 miliardë (1,858,519,251 euro) në ribalancimin e buxhetit të shtetit muajin e ardhshëm, njoftoi kryeministri Jas Gar Støre.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Oslon për mbështetjen e Kievit, raporton Reuters.

Shumica e këtyre fondeve do të përdoren për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, e cila është prioriteti ynë kryesor për të mbrojtur jetët e njerëzve”, tha ai në platformën X.

Ukraina u ka bërë thirrje partnerëve të ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit pas sulmit të Rusisë ndaj sistemit të saj tashmë të dëmtuar energjetik.

Gjatë bisedës të së hënës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Zelenskyy u bëri thirrje aleatëve që të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Kiev, duke theksuar se situata në front varet nga shpejtësia e furnizimit me municione.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për furnizime të sistemeve të sofistikuara të lëshimit të mbrojtjes ajrore Patriot që Kievi dëshiron të marrë nga aleatët e tij për të kundërshtuar raketat dhe dronët rusë me rreze të gjatë veprimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!