Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi qytetin ukrainas të Bucha të enjten në mëngjes, një vit pasi imazhet tronditëse të trupave të civilëve hodhën dritë mbi tmerret e pushtimit rus.
Shefi i aleancës tha se ishte “thellësisht i prekur” nga ajo që pa atje.
“Mizoritë ruse vazhdojnë kundër popullit ukrainas edhe sot dhe ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari”, tha ai.
Qyteti i Bucha, i cili ndodhet në veri të Kievit, është bërë sinonim i mizorive ruse dhe krimeve të supozuara të luftës. Vizita e Stoltenberg në Ukrainë është e para e tij në vend që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e aleancës, blloku ka luajtur një rol kritik në mbështetjen e Kievit, duke dhuruar ndihma ushtarake dhe ka mirëpritur miliona emigrant gjatë gjithë konfliktit.
/abcnews.al