Stoltenberg: Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s

schedule12:10 - 28 Shkurt, 2023

schedule 12:10 - 28 Shkurt, 2023

Ukraina do t’i bashkohet NATO-s “në afat të gjatë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa Kievi kërkon të bashkohet me aleancën Atlantike

“Vendet e NATO-s kanë rënë dakord  që Ukraina të bëhet anëtare e Aleancës, por në të njëjtën kohë kjo është një perspektivë afatgjatë ”, tha Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Finlandë.

Siç tha ai, duhet krijuar një “kornizë” për të parandaluar çdo pushtim të ri në të ardhmen. Sipas, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, prioriteti është pavarësia e Ukrainës.

/abcnews.al