Stoltenberg: Ndryshimet klimatike kërcënojnë sigurinë globale

schedule09:47 - 18 Mars, 2024

schedule 09:47 - 18 Mars, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut Jens Stoltenberg theksoi të dielën në Baku se ndryshimet klimatike po kërcënojnë sigurinë globale.

“Lufta kundër ndryshimeve klimatike “është e rëndësishme për sigurinë, për NATO-n”, tha ai, duke shpjeguar se ngrohja globale është “një faktor kryesor i krizës dhe pasojat i shohim kudo në botë”.

Zgjedhja e Azerbajxhanit për të pritur COP29 u kritikua ashpër nga ambientalistët. Është pjesë e strategjisë së Bakut për të ndryshuar imazhin e vendit që ndot dhe ka një formë despotike qeverisjeje.

“Falë burimeve tona natyrore, ne po investojmë shumë, së bashku me partnerët tanë, në energjitë e rinovueshme,” siguroi Aliyev nga ana e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!