Stoltenberg: Jam i bindur se Ukraina mund të rimarrë terrenin nga Rusia

schedule18:01 - 21 Prill, 2023

schedule 18:01 - 21 Prill, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shfaq i bindur se Ukraina mund të rimarrë terrenin kundër rusëve.

“Jam i sigurt se ukrainasit do të jenë në gjendje të çlirojnë edhe më shumë territor,” u tha Stoltenberg gazetarëve në margjinat e një takimi të mbështetësve ukrainas në bazën amerikane Ramstein në Gjermani.

“Një nga temat kryesore të diskutuara sot ishte shikimi i aftësive, sistemeve dhe furnizimeve të ndryshme që ukrainasve u duhen për të rimarrë më shumë territor,” shtoi Stoltenberg.

Përfaqësuesit e rreth 50 vendeve që mbështesin Ukrainën u mblodhën në bazë për të koordinuar ndihmën për Kievin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!