Stoltenberg: Bombardimet kundër Serbisë në 1999, të nevojshme

schedule10:30 - 10 Qershor, 2019

schedule 10:30 - 10 Qershor, 2019

Në 20-vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg u shpreh se ato ishin të ligjshme dhe të nevojshme.

 “Historia ka treguar se bombardimet në vitin 1999 ishin të nevojshme dhe legjitime, sepse ndaluan dhunën dhe mundësuan kthimin e refugjatëve në shtëpi, ndërsa KFOR-i ka ndihmuar që në Kosovë të krijohet një mjedis i sigurt për të gjithë, duke përfshirë edhe komunitetin serb”. Ka qenë kjo deklarata e sekretarit të  përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se ishte i vetëdijshëm që këto bombardime ende shkaktojnë polemika në Serbi. “Shumë prej tyre janë ende kujtime të dhimbshme të fushatës ajrore në vitin 1999. Kjo është edhe më e vështirë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Çdo humbje e jetëve të pafajshme është një tragjedi. Më vjen shumë keq”, tha Stoltenberg.

Stoltenbeg theksoi se qëllimi ishte për të mbrojtur civilët në rajon dhe më gjerë,ndalimi i veprimeve të Millosheviç, të cilin bashkësia ndërkombëtare e dënoi.

Stoltenberg theksoi se NATO e vlerëson partneritetin që ka zhvilluar me Serbinë dhe shpreson për një të ardhme më të mirë.

“Ne e respektojmë plotësisht politikën e neutralitetit të Serbisë. Siç tregohet Austria, Suedia dhe Finlanda neutraliteti dhe partneriteti me NATO-n nuk janë reciprokisht ekskluzive. Partneriteti ynë është i mirë me Serbinë për Ballkanin Perëndimor dhe i mirë për NATO-n”, përfundoi Stoltenberg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!