I nxehti po arrin pikun ndërsa kondicioneri është kthyer në shpëtim, por disa çaste freski në shtëpi, zyrë apo makinë mund të na shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore.
Mjekja Otorinolaringologe në Spitalin Hygeia në Tiranë, Holta Sulaj, na tregon disa prej tyre.
“Ekspozohemi ndaj ajrit të kondicionuar sjell vështirësi në frymëmarrjen në hundë dhe kjo vështirësi 135on dhe në probleme të tjera si 135 është funksioni i tubit të ostakit apo frymëmarrja në gojë. Infeksione të hundës dhe të fytit”, ka thënë doktoresha.
Ndryshimi i temperaturës mes një ambienti me ajër të kondicionuar dhe mjedisit jashtë këshillon mjekja nuk duhet ti kalojë shtatë gradë celcius ndërsa personat që shfaqin probleme shëndetësore nuk duhet të neglizhojnë konsultën me specialistin.
“Shumë shpesh këto ngatërrohen me situatat virale dhe atë Covid, por ë këtë situatë pacientët duhet të jenë të vëmendshëm, pasi duke qenë infeksione me kohë të shkurtër ato mund të kalojnë por në raste të tjera ato mund të shkaktojnë shumë problem, ndaj është i rëndësishëm dhe konsultimi me specialistët”, është shprehur mjekja..
Të tjera shqetësime sjell plazhi dhe zhytjet në det. Veshi i notarit sipas mjekes Otorinolaringologe në Spitalin Hygeia në Tiranë Holta Sulaj është problemi më i shpeshtë.
“Një pjesë e mirë trajtohet me pika në vesh por shpesh këto komplikohen te personat me probleme të mëparshme mjekësore dhe kërkojnë trajtime nga specialisti”, ka thënë Sulaj.
Mjekja apelon për të mos u vetëmjekuar për të kërkuar ndihmën e specialistit dhe për të për të shmangur sa të jetë e mundur përdorimin e antibiotikëve./abcnews.al