Stilolapsi i Hitlerit del në ankand për 80 mijë paund

schedule14:03 - 29 Maj, 2023

schedule 14:03 - 29 Maj, 2023

Një stitolaps që e dashura e Adolf Hitler ja dhuroi për ditëlindjen e tij të 52-të pritet të dalë në ankand. Ky stilolaps do të dalë në ankand në Belfast, dhe pritet të vlerësohet me një vlerë prej 80.000£.

I veshur i gjithi me argjend, ka inicialet e tij A.H. Ndërsa ky është një portret i Hitletit, i firmosur nga vetë ai, i cili pritet të jetë një tjetër objekt historik që do të dalë në ankand më 6 qershor.

Karl Bennett, drejtor menaxhues i ankandeve, tha se ata presin mjaft interes nga e gjithë bota.

“Rëndësia e stilolapsit personal të Hitlerit qëndron në faktin se ai ndihmon në zbulimin e një pjese të fshehur të historisë, tregon një pasqyrë unike në marrëdhëniet personale të Hitlerit, të cilat ai i mbajti të fshehura nga syri i publikut,” tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!