Adam McLay, stilisti i famshëm, ka zbuluar një teknikë që do t’ju ndihmojë të krijoni modelin e përsosur të flokëve me onde që duket më i trashë dhe më tërheqës.
Hapi 1: Krijoni një vëllim
Para se të thani flokët, spërkatni një agjent stilues, p.sh. shkumë për volum ose për kaçurrela flokësh.
Hapi 2: Përdorni një hekur të sheshtë
Për të marrë një pamje natyrale të valëve, duhet të përdorni një ndreqës flokësh. Kthejeni secilën fije 180 gradë në mënyrë që të rrëshqasin nga pllaka e jashtme e hekurit.
Hapi 3: Valët që zgjasin
Në mënyrë që floku juaj me onde të zgjasë gjatë gjithë ditës, duhet të blini disa llak flokësh pak më të mirë. Aplikoni llakun nga mesi i flokëve drejt majave për t’i dhënë flokëve një strukturë shtesë. /abcnews.al