Steven Gerrard është shumë afër fazës tjetër të karrierës së tij si trajner.
Siç raporton “meczyki”, trajneri anglez është në diskutime të avancuara me kombëtaren polake për të marrë drejtimin për dy vitet e ardhshme.
Megjithatë, problemi në negociata thuhet se është pjesa financiare, pasi paratë e Steven Gerrard janë mjaft larg asaj që i ofron Polonia.
Kujtojmë se legjenda e Liverpool drejtori Rangers, me të cilin fitoi kampionatin në vitin 2021. Ndalesa e tij e fundit ishte Aston Villa të cilën e mori në nëntor 2021 dhe u shkarkua tetorin e kaluar. /G.D abcnews.al/

