“Stërvitjet me Ronaldon beteja të frikshme, s’e kam parë kurrë të pinte”

schedule16:57 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 16:57 - 11 Dhjetor, 2020

Dimitar Berbatov ka luajtur bashkë me Cristiano Ronaldon te Manchester United dhe e njeh shumë mirë yllin portugez. Ish-sulmuesi bullgar flet rreth CR7 në një deklaratë për Marca, duke vënë në pak profesionalizmin dhe sakrificat e mëdha të sulmuesit të Juventusit.

Stërvitjet me Cristiano Ronaldon i ngjanin një lufte. Në mendjen e tij ekzistonte vetëm fitorja, edhe në ndeshjet e kontrollit apo lojërat që bënim në stërvitje. Sigurisht që kjo nuk ishte diçka negative, përkundrazi.

Cristiano ishte një djalë i mirë, ai rriste nivelin e konkurrencës në skuadër. Në të njëjtën kohë ishte i sjellshëm dhe një tip shumë zbavitës. Po flasim për një profesionist ekzemplar, kjo ndodhte edhe në periudhën e festave.

Nuk e kam parë kurrë të pijë, as për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Ai kujdesej shumë për veten dhe fizikun e tij. Shkoja në stërvitje dhe atë e gjeja në palestër. Pasi përfundonte stërvitja ai rikthehej në fushë për të perfeksionuar goditjen.

Më pas shkonte të notonte dhe kthehej sërish për të punuar në palestër. Cristiano e kishte ndarë mendjen, ishte i vendosur për t’u bërë më i miri“, përfundon ish-sulmuesi bullgar i Manchester United. /abcnews.al