Anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës kanë mbërritur në Bjellorusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta antiterroriste.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë për median Belta.
Stërvitja do të mbahet nga data 8 deri më 19 korrik. Trajnimi i përbashkët do të mundësojë shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e një baze për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bjelloruse-kineze në fushën e stërvitjes së përbashkët ushtarake./abcnews.al