Një stërvitje ushtarake në periferi të Moskës, ka detyruar shumë vende pranë zonave të manovrës që të zhvillojnë gjithashtu stërvitje mbrojtjeje dhe kundër sulmi. Rusia me justifikimin e stërvitjes ka zhvendosur një sërë mjetesh ushtarake në kufi me Ukrainën.
Ka qenë i pranishëm dhe presidenti rus Vladimir Putin në rajonin e Orenburg për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake Tsentr 2019.
Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë dhe Kina, India, Kirgistani, Taxhikistani, Pakistani dhe Uzbekistani. Por pjesëmarrja më e madhe e huaj është ajo e Pekinit me më shumë se 1600 ushtarë.
Manovrat janë një përzierje mes operacioneve të luftës së mekanizuar bazë dhe kundër – sulm. Synimi është përforcimi i lidhjeve mes vendeve pjesëmarrëse.
Avantazhi i vërtetë për Moskën është testi i mobilizimit dhe e vendosjes, pa harruar që Rusia ka zhvendosur një numër të madh mjetesh ushtarake deri në kufi me Ukrainën me justifikimin e stërvitjeve. Është kjo arsyeja për të cilën me shumë kujdes, vende pranë zonave të manovrave ushtarake, pavarësisht premtimeve ruse, po zhvillojnë gjithashtu stërvitje mbrojtjeje dhe kundër sulmi. /ABC News Albania 24/7