Dele Alli ishte transferimi i fundit i Everton gjatë merkatos së janarit. Futbollisti preferoi të largohet nga Tottenham i Antonio Conte, me të cilin nuk kishte minutat e dëshiruara, dhe iu bashkua skuadrës tjetër angleze e cila drejtohet nga Frank Lampard.
Pas zyrtarizimit, mesfushori është paarqitur ditën e sotme në stërvitjen e parë duke u vënë nën urdhrat e teknikut Lampard për tu përgatitur për ndeshjen e ardhshme që Everton do të luanë këtë fundjavë kundër Newscastle në Premier League.
Lojtari anglez menjëherë tërhoqi vëmendjen me arritjen e tij te qendra stërvitore, ku u shfaq me një “Rolls-Royce Culinan”, ngjyrë të zezë, e cila ka vlerën e 340 mijë euro.
Kjo nuk është një rastësi, sepse mesfushori ka një simpati të madhe për makinat superluksoze, pasi në garazh ka edhe një “Wrait” 300 mijë eurosh.
Megjithatë, Dele Alli u transferua te Everton për të marrë minutat e munguara te “spursat” dhe për të bindur trajnerin Gareth Southgate ta afrojë atë sërish në kombëtaren Angleze, për të kuntribuar në botërorin “Katar 2022”. /f.a/abcnews.al