Stërvitet vetëm prej dy javësh, mesfushori i Arsenalit përfundon në merkato

schedule11:39 - 7 Korrik, 2020

schedule 11:39 - 7 Korrik, 2020

E ardhmja e Matteo Guendouzi është larg Arsenalit. Mesfushori 21-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin londinez, por nuk ka ndërmend ta respektojë deri në fund dhe ka kërkuar largimin.

Atletico Madrid dhe PSG e pëlqejnë dhe po përgatisin ofertat e tyre për drejtuesit e Gunners. Francezi me origjinë nga Maroku, po kryen stërvitje individuale prej datës 21 qershor, kjo si dënim nga trajneri Arteta për shkak të sjelljes së keqe të lojtarit.

Arsenal po tenton ta përfshijë në një shkëmbim me Atletico Madrid. Klubi i Premier League pëlqen shumë Thomas Partey, mesfushorin e ekipit të Diego Simeones, por pritet me interes edhe oferta e PSG për lojtarin e kombëtares U-21 të Francës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!