Nga sterilizimi i duarve tek instrumentet, si operonin kirurgët e parë

schedule12:07 - 22 Gusht, 2020

schedule 12:07 - 22 Gusht, 2020

Në Evropë, deri në vitin 1800, shanset për të dalë i gjallë nga operacioni  ishin 50 me 50. Infeksionet dhe sëmundjet i kishin shkatërruar asokohe repartet spitalore. Në mesin e kaosit, kirurgët përballeshin me një mori pacientësh, dhe kurrë nuk kishin arritur ta kuptonin pse shumë prej pacientëve ndërronin jetë.

Një kirurg konsulent dhe nënkryetar i Royal College i Kirurgëve të Edingburgh, Roëan Parks, është shprehur se ata nuk i kanë kushtuar rëndësi pastërtisë, pasi nuk e dinin rrezikun e infeksioneve sikurse sot.

“Kirurgët operonin me palltot e tyre të përditshme, ndërsa çarçafët e shtretërve të spitalit nuk i kishin pastruar rregullisht, mjekët i mbanin pajisjet mjekësore në xhepat e tyre – veprime që ne sot i konsiderojmë tmerruese”, Ka thënë Parks.

Në atë kohë kirurgët madje i trajtonin pacientët me fasha dhe veshje të përdorura më parë, pasi kishin preferuar t’i ruajnë burimet e vlefshme spitalore.Gjatë asaj kohe një pacient, i cili do të pësonte frakturë komplekse ku kocka depërtonte në lëkurë, plaga me këtë rast do të infektohej. Një kirurg i cili do të ishte pa zgjedhje tjetër, do të kryente operacionin për heqjen e gjymtyrëve, megjithëse operimi kryhej nën anestezion, rezultatet reflektonin si mos më keq.

Ndër të tjera në artikullin e publikuar nga BBC, thuhet se Joseph Lister ndryshe nga mjekët e tjerë e dinte që rreth gjysma e pacientëve të tij do të vdisnin, ai kishte punuar si profesor i kirurgjisë në Glasgoë Royal Infirmary, kështu ai kishte vendosur të ndërmerrte masa më herët se të tjerët.

Ai ishte një njeri i mirë dhe i dashur, Lister gjithmonë ëndërronte të kontribuonte për njerëzimin”, thotë Steven Kerr, bibliotekar në Kolegjin Royal të Edinburgh.

Lister në kohën e lirë u përpoq të ekzaminonte indet e infektuara në bretkosat, duke zbuluar se gangrena (vdekja e indeve) ishte një proces i dekompozimit. Kjo kalbje dukej të ndodhte vetëm kur mishi i dëmtuar i ekspozohej ajrit. Por a ishte vetë ajri apo diçka tjetër në ajër që po e shkaktonte ndonjë infeksion?

Një koleg i tij njëherësh profesor i kimisë, Thomas Anderson e ndihmoi atë të zbulonte përgjigjen kur e ftoi Listerin në disa eksperimente të kryera në Francë nga eksperti Louis Pasteur. Ndërkohë në një eksperiment të tij Pasteur mori një enë me lëng që e cila fermentohet dhe e sterilizoi atë duke përdorur nxehtësi. Me këtë rast lëngu mbeti i sterilizuar ose i ‘pastruar’. Pasteur dyshoi se këto grimca ishin mikrobe – mikroorganizma që e shkaktonin kalbjen.

Lister e kishte kuptuar se ishin të njëjtat krijesa të padukshme që po i vrisnin pacientët e tij. Kështu, ai duhej të fillonte sterilizimin e plagëve. Nxehtësia padyshim nuk ishte në diskutim, mirëpo një acid kimik karbolik, e cila përdorej për luftimin e erërave të ujërave të zeza dukej premtuese.

Ndërkohë në shekullin e 19 një kirurg kishte vendosur ta aplikonte këtë metodë tek ndonjë pacient. James Greenlees, ishte një djalë 11 vjeçar i cili kishte pësuar një aksident rrugor. Ai ishte pranuar në spital më 12 gusht të vitit 1865, pasi e kishte lënduar këmbën e tij. Duke tentuar ta mjekonte këmbën e këtij djaloshi, Lister urdhëroi stafin t’ia vishnin plagën me një pëlhurë të zhytur në acid karbolik. Plaga ishte mbuluar me një fletë të posaçme e cila duhej të parandalonte avullimin e acidit.

Katër ditë më vonë, Lister ekzaminoi përsëri plagën e tij. Ai e kishte vërejtur se plaga ishte e pastër dhe se indet nuk i kishin vdekur, kështu mjeku nuk ishte i detyruar t’ia priste këmbën djaloshit. Pas gjashtë javësh kujdesi, ai ishte shkarkuar nga spitali dhe ishte i kuruar plotësisht.

Një nga tragjeditë më të mëdha në tërë historinë e këtyre operacioneve ishte se pastërtia themelore në spitale dhe teknikat antiseptike nuk ishin adoptuar në mënyrë të menjëhershme. Procedurat e sterilizimit të duarve si dhe instrumente midis pacientëve u përdorën kryesisht 20 vjet më herët në qytetin e Vjenës nga mjeku hungarez, Ignaz Semmelëeis.

Mjeku i cili punonte në një spital materniteti arriti në përfundimin se mjekët po e përhapnin infeksionin duke bartur “disa lloje të grimcave”, nga autopsitë e deri tek ekzaminimi i pacientëve të gjallë. Ai nuk e kuptoi që këto grimca ishin mikroorganizma, mirëpo ai insistoi që stafi i spitalit t’i pastronte duart me dezinfektues, kështu uli edhe nivelin e vdekjes tek nënat.

Udhëzimet e tij u mohuan kryesisht nga institucioni mjekësor austro-hungarez. I irrituar nga dështimi i tij, zemërimi i mjekut u përhap në botimet e tij. Kështu ai ishte vendosur në një spital psikiatrik dhe kishte vdekur brenda disa ditëve.

Ndërkohë për fat të mirë një tjetër mjeke ishte më bindëse kundër infeksioneve spitalore. Në vitin 1854, Florence Nightingale, ishte ngarkuar nga qeveria britanike që të përmirësonte kushtet për ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Krimesë.

Kur ajo mbërriti në spitalin ku edhe kishte punuar asokohe, skena në reparte ishte kaotike. Repartet ishin të ndyra, ushqimi ishte i pakët dhe objekti posedonte shumë pak staf. Nightingale jo vetëm që vendosi për koordinimin e furnizimeve dhe përmirësimin e kushteve, por ajo mblodhi dhe përpiloi të dhëna statistikore në Britani për të vërtetuar vlerën e asaj që po bënte ekipi i saj.

Rregullat e higjienës që ajo zhvilloi ishin po aq të rëndësishme sa edhe sot gjatë pandemisë së COVID-19. Ajo implementoi distancimin fizik mes shtretërve, aplikoi rëndësinë e larjes së duarve, përcaktoi vlerën e higjienës dhe ventilimit.

Megjithëse Pasteur dhe Lister merreshin ende me çështjen e zbulimit të trajtimit të plagëve, Nightingale ishte e para që aplikoi parimet e metodave të pastrimit. Lister i cili po ashtu shënoi sukses në fushën e tij,  vendosi t’ju rikthehej operacioneve. Kështu ai vendosi të pastrojë duart si dhe instrumentet e tij me karbolik. Në kohën kur publikoi rezultatet e tij në revistën mjekësore Lancet, në vitin 1867, nivelet e vdekshmërisë në spitalet ku ai punonte kishin rënë nga 45 për qind në 15.

Edhe pse metodat e Nightingale kishin të bënin gjerësisht mbi hartimin e spitaleve të reja, teoria e Listerit se sëmundja përhapet nga mikrobet ishte cilësuar si marrëzi dhe përdorimi i karbolikut nuk ishte miratuar pasi konsiderohej si i panevojshëm. Lister si fillim duhej t’i demonstronte teknikat e tij në Londër përpara se njerëzit në mbarë botën t’i pranonin ato. Nga mesi i vitit 1870, shumë kirurgë filluan t’i pastronin duart e tyre para operacioneve si dhe filluan sterilizimin e instrumenteve të tyre.

Praktika e Listerit për ta përdorur karbolikun nuk u aplikua dikur, pasi u kuptua se do të ishte më së miri që kirurgët të punonin në objekte dhe me duar të pastra; doreza dhe përfundimisht me maska./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!