Stefano Pioli “out”, Ralf Ragnick i vë një kusht Milanit

schedule12:59 - 3 Maj, 2020

schedule 12:59 - 3 Maj, 2020

Ralf Ragnick e ka pranuar se me Milani e do atë në pankinë, por gjithçka është ndalur për shkak të pandemisë. Në kampin kuqezi shpesh janë munduar ta hedhin poshtë diçka të tillë. Sikurse kuptohet, Stefano Pioli në fund të sezonit do të duhet të shohë për një tjetër ekip.

Gjermani, i cili ka drejtuar në Bundesliga RB Leipzig dhe Hoffenhaim, kërkon që të ketë fuqi për të marrë vendime dhe këtë e thotë hapur. Pjesa financiare nuk është ajo që e shqetëson trajnerin e njohur.

“Kishte një afrim nga Milani, por pas pandemisë ka gjëra të tjera që duhen marrë në konsideratë, duke përfshirë edhe nëse Ralf Ragnick është apo jo njeriu i duhur për Milanin”, shprehet fillimisht Ragnick për gazetën “Mitteldeutsche Zeitung”.

“Unë nuk jam i interesuar në aspektin financiar. Për mua është e rëndësishme të kem ndikimin tim, që nuk është i njëjtë me fuqinë, edhe pse në disa situata të duhet fuqi për t’i lëvizur gjërat”, deklaron mes të tjerash Ragnick. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!