Stefano Pioli, trajneri i Milanit, para ndeshjes me Napolin ka dalë para mediave dhe ka deklaruar: “Spektakli dhe ambienti do të jetë i bukur. Do të jetë stimulues për Napolin, por gjithashtu edhe për ne. Ibra është më mirë. Ai u stërvit me ne dje dhe sot. Ndoshta do të jetë me ne nesër”.
“A jam i kënaqur me ecurinë? Në fillim të sezonit do të kisha thënë po. Kemi bërë një rrugëtim dhe tani kanë mbetur edhe 11 ndeshje. Duhet të jemi të kënaqur, por tani e tutje të gjitha ndeshjet do të jenë udhëkryq dhe do të duhet të përballemi me shumë qartësi dhe bindje.
Napoli është në gjendje të shkëlqyer, ata kanë cilësi të mëdha, por edhe ne kemi. Derbi më shumë na dha energji sesa na mori. Jemi gati për këtë ndeshje.”
“Napoli ka mbrojtjen më të mirë në kampionat. Ata dinë të driblojnë dhe të gjejnë thellësi. Të dyja skuadrat kanë reparte të forta sulmuese, kështu që mendoj se kushdo që mbrohet më mirë do të fitojë.
Napoli mirë nga krahët? Jo vetëm në krahë, por edhe në qendër me Osimhen. Do të duhet të kuptojmë kur të jemi agresivë ose kur të mos jemi agresivë. Duhet të jemi kompakt në mbrojtje”, tha Allegri. / abcnews.al