Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stavro Pilo vjen me “asiste”/ Mbrojtësi i ri kuqezi feston ftesën duke krijuar gol në Greqi

schedule12:36 - 24 Mars, 2026

schedule 12:36 - 24 Mars, 2026

Ka qenë shumë I mirë gjatë gjithë këtij sezoni dhe Shqipëria ka fituar një lojtar.

Stavro Pilo I dha një tjetër ndihmë të madhe ekipit të tij, AEK të Athinës, duke shërbyer asist për gol në fitoren 3-0 ndaj Kifisias në Superligë.

Jo vetëm kaq, por mbrojtësi I thirrur për herë të parë nga Silvinjo u përzgjodh edhe në formacionin e javës së Superligës greke.



Një sukses jo I vogël, por 25-vjeçari është mësuar me presionin dhe këtë edicion po shkëlqen në nivele të larta në elitën helene.

Jo më kot, ai është pjesë e një ekipi që kryeson kampionatin, dhe bashkë me portierin e kombëtares, Tomas Strakosha, po shkojnë drejt titullit kampion, natyrisht ndërsa vazhdon sfida me Olimpiakosin dhe PAOK-un e Selanikut.

Pilo mund të cilësohet “njeriu-asist”.

Kjo, sepse ai ka shërbyer 5 pasime për gol këtë sezon në të gjitha konkurrimet, duke luajtur 34 ndeshje në Superligën greke, në Kupën e Greqisë, dhe në Ligën e Konferencës.

Pritet që ai të jetë një alternativë shumë e mirë për Mario Mitajn, në krahun e majtë të mbrojtjes, madje një konkurrent për të bërë që reparti difensiv kuqezi të jetë edhe më I fortë, dhe I sigurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!