KOKSH/ Stavri Bello: Jap dorëheqjen, ftoj edhe Bezhanin të bëjë të njëjtën gjë

schedule13:28 - 9 Shkurt, 2020

schedule 13:28 - 9 Shkurt, 2020

Mbledhja e KOKSH vijon dhe janë të shumta Federatat që këmbëngulin që Komiteti Ekzekutiv aktual të shkarkohet, së bashku me presidentin Viron Bezhani dhe Sekretarin e Përgjithshëm Stavri Bello.

Ky i fundit madje e ka thënë hapur që jep dorëheqjen dhe të njëjtën gjë të bëjë edhe presidenti. Debatet vijojnë në mbledhje, teksa Sahit Prizreni, i ka kërkuar Bezhanit të largohet disa herë.

“Jap dorëheqjen dhe ftoj edhe presidentin të japë dorëheqjen”, u shpreh Bello, ndërkohë që në sallë kërkohet që të votohet diçka e tillë. Armand Duka, më pas mori fjalën dhe i bëri thirrje Bellos që ta japë dorëheqjen pas Lojërave Olimpike dhe të mendohet të ndryshojë kjo situatë. /abcnews.al

https://www.facebook.com/1967382593360638/videos/1121947171486631/