Statuti i PD, gjykata vendos sot për ndryshimet e 11 Dhjetorit

schedule11:09 - 25 Mars, 2022

schedule 11:09 - 25 Mars, 2022

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur seanca për shqyrtimin e kërkesës së Komisionit të Rithemelimit për ndryshimet e statutit nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Siç raporton gazetari Ermal Vija, të pranishëm në seancë janë edhe dy përfaqësues të grupimit të Rithemelimit.

Kuvendi e 11 Dhjetorit vendosi shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha si dhe kryesisë së partisë. Një ndër vendimet kryere ka qenë edhe ndryshimi i nenit të statutit ku anëtarët e Rithemelimit e kanë cilësuar si “neni Basha”. Ata kanë kërkuar që nëse kryetari humb zgjedhjet lokale të zhvillohen zgjedhjet për një mocion mosbesimi. Në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të japë dorëheqjen. Po kështu në ndryshimet statusore të këtij Kuvendi lejohen edhe fraksionet.

Për të gjithë këto është duke u shqyrtuar kërkesa dhe pritet që të jepet vendimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!