Statuja të vogla të Trump me një ftesë për qentë

schedule12:50 - 11 Tetor, 2018

schedule 12:50 - 11 Tetor, 2018

Autori amerikan i reklamave Fil Gebëll, ka vendosur statuja të vogla të presidentit amerikan Donald Trump në rrugët e Nju Jork, duke ftuar qentë që kalojnë pranë, që të kryejnë aty nevojat e tyre. Sipas Gable kjo është një mënyrë satirike, për të shprehur atë që mendon për kreun e shtëpisë së Bardhë.

Përgjatë trotuareve të Nju Jork janë shfaqur statuja të vogla të ndryshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të shoqëruar me një tabelë të verdhë me një ftesë për qentë: “Urinoni mbi mua”.

Bustet që pasqyrojnë Tramp në versionin e viteve ’80, janë vendosur nga autori amerikan i reklamave Phil Gable. Ky i fundit ka shpjeguar iniciativën duke u shprehur se ky është vlerësimi që ka për Trump.

Mbi statujat të vendosura në një katror të vogël me bar është hedhur dhe një substancë që inkurajon qentë të urinojnë.

Gable, i cili tek bustet ka vendosur dhe emrin e studios së tij të reklamave, e cilësoi iniciativën si një mënyrë të re dhe zbavitëse për të shprehur mospëlqimin që shumë amerikanë kanë për presidentin e tyre. Madje ai u shpreh se reagimi i njerëzve ka qenë i jashtëzakonshëm.

Por Donald Trump ka qenë objekt kritike dhe në Hollivud. Dy javë më parë artisti i rrugës “Plastic Jesus”, ka vendosur disa shufra druri mbi yllin që i dedikohet kreut të Shtëpisë së Bardhë në hollin e famës.

Ai shpjegoi se ishte i bindur se Trump duhet të burgoset për korrupsion. Në të kaluarën, po “Plastic Jesus” ndërtoi në mur të vogël përreth yllit të presidentit amerikan duke iu referuar në këtë mënyrë murit të propozuar nga Trump në kufi me Meksikën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!