E thotë “Facebook”: Abcnews.al, kampion absolut i tregut të mediave online në Shqipëri

schedule17:50 - 7 Shtator, 2021

schedule 17:50 - 7 Shtator, 2021

Për disa muaj me radhë, Abcnews.al vijon të jetë në krye të tregut të mediave online në Shqipëri.

Me një redaksi të përbërë prej profesionistëve më të mirë të tregut, Abcnews.al raporton saktë dhe në mënyrë objektive të gjitha zhvillimet gjatë 24 orëve nga vendi, rajoni dhe bota, gjë e cila është shpërblyer më së miri me besimin e lexuesve.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të Facebook, faqja e “Abc News Albania” renditet e para për numrin më të lartë të interaktivitetit të lexuesve në këtë rrjet social duke lënë pas të gjitha mediat e tjera në Shqipëri.

Më konkretisht, vetëm gjatë kësaj jave, faqja e Facebook e Abcnews.al ka numëruar 1.9 milion ndërveprime nga ndjekësit, siç janë “komente”, “shpërndarje” apo “pëlqime”, ndërsa numri mesatar i leximeve në WEB gjatë një jave është rreth 7 milion.

Te dhenat statistikore te interaktivitetit ne Facebook te faqeve te mediave me te medha ne Shqiperi. Sic shihet, faqja e Abcnews.al udheheq me me 1.9 milion, me nje diference te theksuar nga ndjekesit me te afert

Ndërkohë, ndjekësit më të afërt të Abcnews.al kanë respektivisht një interaktivitet 1.3 dhe 1.2 milion gjatë kësaj jave.

Sa i përket raportit numër ndjekësish/ interaktivitet, Abcnews.al ka një indeks 7.8, kurse ndjekësi ynë më i afërt në Shqipëri e ka 0.8.

Rritja e Abcnews.al ka ardhur në mënyrë progresive nga muaji në muaj duke u konsoliduar tashmë në krye të mediave online në Shqipëri.

Faleminderit që qendroni me ne! /abcnews.al