Statistika skandaloze, Gareth Bale ka harruar të luajë futboll

schedule12:41 - 4 Shtator, 2020

schedule 12:41 - 4 Shtator, 2020

Ditën e djeshme Uellsi e nisi me një fitore rrugëtimin në Ligën e Kombeve, ku fitoi me rezultatin 0-1 në transfertën e Finlandës. Nëse Uellsi gëzoi, Gareth Bale jo. Ishte një mbrëmje totalisht për t’u harruar për kapitenin.

Sulmuesi i Real Madridit nuk la gjurmë në ndeshjen e djeshme, madje ai u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë nga trajneri Ryan Giggs. 31-vjeçari në 45 minuta lojë, humbi plot 10 herë kontrollin e topit si dhe arriti të bënte vetëm 9 pasime me shokët e skuadrës.

Gjithashtu uellsiani nuk e goditi asnjëherë portën e Finlandës, apo të bënte ndonjë kros apo pasim të gjatë. Një performancë për t’u harruar kjo për Bale, i cili që nga muaji shkurt ka luajtur vetëm katër ndeshje në total, diku tek 160 minuta lojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!