Mirlind Daku në këtë sezon te Ballkani është treguar i jashtëzakonshëm. Ai ka gjetur rrjetën në shumicën e ndeshjeve, teksa në 18 javë ka arritur të tundë rrjetën plot 21 herë, duke qenë golashënuesi më i mirë në Europë në këtë sezon të ri.
Megjithatë në renditjen e Tranfermarkt ai renditet pas Lewandowskit për shkak se polaku ka më shumë gola dhe asiste së bashku, pra ka kontribuar në më shumë rrjeta se Daku. Në vendin e katërt renditet një tjetër shqiptar.
Besart Ibraimi me 14 gola dhe 7 asiste qëndron në vendin e katërt në renditje dhe bashkë me Dakun lënë pas yje si Son e Kane të Totthenam apo Bruno Fernandes i Manchester United.
Direkt pas këtij të fundit renditet një lojtar i një klubit shqiptar. Dembo Darboe i Shkupit renditet në vendin e 12-të me 16 gola dhe një asist të regjistruar. /abcnews.al