Manchester United është një nga klubet e futbollit më të famshme në botë, por sezonet e fundit kanë qenë tepër zhgënjyese për tifozët e “Djajve të Kuq”. As i ri nuk ka nisur mirë, teksa djemtë e Solskjaer numërojnë vetëm tre pikë pas tre javëve të para.
Entuziazmi i tifozëve ka rënë dhe diçka e tillë dallohet lehtësisht në shitjen e fanellave të skuadrës. Një studim i bërë thekson se dyqanet e tifozëve të United, aktualisht shesin më shumë bluza të skuadrave të femrave sesa të ekipit të meshkujve!
Manchester United have completed their negotiations with Christen Press and Tobin Heath, with both USWNT players signing one-year deals. All that is left now is the formal announcement. The transfer window closes on Thursday. (Source: @BBCSport) pic.twitter.com/mcCnh6Q29k
— Womens Transfer News (@womenstransfer) September 8, 2020
Ndikim të madh ka pasur edhe kalimi i dyshes Christen Press dhe Tobin Heath tek ekipi i femrave të United. Dy sulmueset e kombëtares amerikane ishin goditjet e mëdha të merkatos dhe sot po shesin më shumë sesa emra si Pogba, Rashford apo De Gea. /abcnews.al