Në Japoni ka startuar kampionati botëror i volejbollit për femra. SHBA, KINA, RUSIA dhe Hollanda kanë fituar lehtësisht takimet e para.
Basketbolli Botëror është thuajse në finish me finalen e së djelës Argjentinë-Spanjë, në një kohë që ka ngritur siparin edhe kampionati botëror i volejbollit të femrave, ndeshjet e të cilave po luhen në Japoni në 5 impiante.
Në takimet e sotme, Kina, SHBA, Hollanda dhe Rusia kanë fituar lehtësisht me rezultatin e thellë 3-0, teksa nuk kanë diskutuar për asnjë moment fitoren e tyre.
Një nga sfidat më pikante të ditës së parë të fazës finale ishte ajo mes Serbisë dhe Brazilit, ku kampionet e Europës janë thyer në një rezultat të ngushtë 2-3.
Një ndeshje e cila dha sinjalet e një tjetër Serbie të fortë, por jo kaq e freskët pasi vinte nga një Europian.
20 25 18 25 12
25 23 25 22 15
Një ekuilibër i plotë në takimin mes kampioneve të Europës dhe volejbollisteve braziliane. Serbët kanë qenë dy herë në disavantazh dhe kanë arritur të cojnë në 2-2 ndeshjen, teksa gjithcka është vendosur në setin e fundit, ku Brazili kalon ne 15-12.
Ndërkaq, një super rivale si Kina nuk e diskutoi në asnjë moment sfidën e saj me Korenë e Jugut, dhe dha sinjalet që kërkon trofeun me cdo kusht. Po kështu edhe Japonia kalon 3-1n Republikën Domenikane.
Dita e dytë e finaleve të Botërorit të femrave, vjen menjëherë me disa sfida jashtëzakonisht të forta, ku SHBA –Serbi, e Rusi-Japoni janë takimet me pritshmëritë më të larta.
Ndërkaq, edhe Kina me Rusinë shikohen si skuadrat me potenciale të forta për të shkuan në finalen e Botërorit./ABC News Albania 24/7