Një ndër të ftuarit në Pressing, në ABC News, është edhe Ermal Tahiri. Ish-futbollisti i njohur e nisi analizën e tij me ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit, ku përveçse i thuri elozhe verilindorëve, i vuri “faj” dhe portierit të dytë të Partizanit, Aldo Teqja.
“Nuk dua të kapem te portieri i Partizanit, aksioni i Kukësit ishte model. Edhe gjuajtja e Abazit ishte e zgjuar, e mposhti në shtyllën e parë. Ishte meritë e lojtarit, por dhe gabim i portierit. Me ndeshjen që pashë unë, Kukësi ishte superior ndaj Partizanit. Partizani, me tonifikim dhe me motivim në pesë ndeshjet e ardhshme, e kap Europën” u shpreh Tahiri.
Ndërsa Starova, shtoi: “Partizani tani do kurajo! Në këtë gjendje, ka mundësi të kapë UEFA-n, shpëton sezonin. Unë po bëj nxehje që të marr Partizanin? Kam shtatë muaj që dal nga liqeni për të bërë nxehje. Duhet një analizë teknike për situatën te Partizani, duhet të punojnë për sezonin tjetër por dhe të kapin Europën këtë sezon. Lojtarëve t’i kërkohen të japin shpirtin në fushë.
Drejtuesit të rrinë me skuadrën, të sakrifikojnë dhe të mos rrinë me familjet e tyre. Në këto momente, kjo skuadër do grumbullim, izolim, karikim, për të kap atë që mund të kapë. Po kapi Europën, e ka shpëtuar sezoni.
Tani, me këto dy ndeshje kuptojmë që Mala dhe Çinari nuk dalin nga formacioni, shpresoj të rikthehet dhe Alban Hoxha, pasi është i ri ai portieri (Teqja). Ky Partizani do vetëm përkrahje dhe lojtarët të japin maksimumin”, tha Starova./abcnews.al