Vazhdon analiza e Starovës në Pressing. Trajneri i njohur shqiptar, u ndalua edhe te skuadra e Partizanit, e cila u mposht 1-2 nga Skënderbeu.
Starova, për Partizanin, tha: “Pati një largim të Gegës, duke e dërguar presidentin Demi se ka probleme dhe i duhet të largohet. Kjo mund të ketë ardhur nga një pakënaqësi e ndonjë drejtuesi. Demi caktoi dhe konferencë për largimin e Gegës, por nuk u realizua. Partizani u ndërtua në katër vite, Gega arriti të marrë titullin. Në momentin kur doli kampion dhe arka u pasurua, u investua për të marrë lojtarë të tjerë, të cilët nuk e dhanë kontributin e vet.
Gjë që mund të ndodhë dhe te Milani, dhe te skuadra të tjera. Po të shohësh formacionin, Cordeiro nuk luante, as ai mesfushori që ka frikë nga COVID (Broja). U fut pak dhe Broën dhe këta janë lojtarë të investuar. Partizani duhet të rregullonte dhe mbrojtësin e majtë, hoqi Labinotin me idenë që do të vijë një mbrojtës më cilësor, që nuk rezultoi kështu. Historia ka treguar se ndërrimi i trajnerit edhe nuk ecën. Trajneri që vjen thotë nuk e kam bërë unë skuadrën.
Trajnerët e huaj? Edhe Mourinho të vijë, thotë dua të njoh lojtarët fillimisht. Lerda gaboi me Trashin dhe Asanin. Mala ishte, por kishte problemin e kontratës. Trajnerët e huaj kanë vështirësi, duhet t’iu jepet tre vite kontratë. Vetëm një trajner i huaj ka dalë kampion që në sezonin e parë në Superiore./abcnews.al