Starova: Tirana s’kishte shpresë që në short, është ekip në ndërtim e sipër

schedule22:50 - 1 Tetor, 2020

schedule 22:50 - 1 Tetor, 2020

Sulejman Starvoa, pjesë e pandarë e emisionit Pressing në ABC News, e nisi fjalën e tij me eliminimin e Tiranës, padiskutim kryefjalja e futbollit sot. Në fjalën e tij, Bobi u shpreh:

“Crvena Zvezda për mua, ka qenë një ndër skuadrat më të dobëta që kanë ardhur në Shqipëri. Tirana mori një avantazh psikologjik nga emri i madh që ka Zvezda. Tirana nuk ishte skuadra e kampionatit, iku lojtari kryesor, pati lëvizje, skuadër në drejtim.

Padyshim që çdo detaj që thanë kolegët, të gjithë detajet bëjnë të veten. Që kur shorti ra me Young Boys, thashë pse kanë shpresa këta për kualifikim? E mbani mend Kukësin me Trabzonspor? U bë intriguese.

Bëri Kukësi gol andej, kishte diçka. Ne kemi luajtur edhe me skuadra shumë më të forta, jemi ndeshur me super-skuadra. Kjo ndeshje, për fat të keq, prodhoi këtë lloj loje (Young Boys-Tirana)”, u shpreh Starova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!