Trajneri i mirënjohur shqiptar, Sulejman Starova, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Analiza e Starovës filloi me ndeshjen Partizani-Teuta, më pas foli për Guerrils, Kallakun dhe ekipin e Kukësit.
GUERRLIS – “Guerrlis duhet ta mbushin stadiumin, ta mbështesin skuadrën. Nuk duhet vetëm banderola dhe 10 veta, por të gjithë. Janë 11 javë, 33 pikë, skaudrat janë aty-aty. Nuk duhet të ndërrohet trajneri javë për javë. Partizani të harrojë çfarë ka ndodhur dhe të futet në fushë vetëm për të marrë tre pikët. Këtu duket profesionisti, i cili edhe në vështirësi ngrihet, rrëzohet, ngrihet prapë. Gabimi taktik i Partizanit ndaj Tiranës, ishte kur ndeshja ishte barazim 1-1. Ishte në inferioritet numerik dhe nuk duhet të hidhej përpara. Si ka mundësi që kur je me 10 futbollistë, ekipi kundërshtar të zë me kundërsulm? Del Cale e merr penallti. Unë titullin e mora, por ma hoqën titullin. Je dhe gazetar (drejtuar Rexhës), ti duhet ta dish më mirë”.
KALLAKU – ”Kjo javë pritej e lehtë për Tiranën, por nuk rezultoi e lehtë. Vetëm në fund e çoi ndeshjen 0-2 dhe gjeti qetësinë. Kallaku? Përfitoj nga rasti për të thënë që nuk është vetëm Kallaku, ai po e udhëheq skuadrën dhe me moshën e re që ka, po bëhet udhëheqës. Partizani përballë një Teute me 4-2-3-1, ku në krahë luanin Lorenco Vila dhe Çyrbja, kishte probleme. Pjesëmarrja në sulm e Teutës me dy mbrojtësit e krahut, funksionoi. Humbja në derbi e Partizanit u pasua nga një ndeshje shumë e vështirë”.
KUKËSI – “Me llogari, është pretendente për të marrë kampionatin. Janë 33 pikë në lojë, Kukësi ka vetëm 6 pikë më pak. Ndërrimi i trajnerit ka punën e vet, ndonjëherë del çun, ndonjëherë del gocë. Kukësi ka dëmtime, kishte një ndeshje të fortë. Tirana luante në Vlorë, me gjithë respektin për Flamurtarin, ishte një javë që Tirana duke fituar derbin dhe duke fituar Flamurtarin, parashikohej një sfidë e vështirë për Kukësin, pasi Vllaznia nuk kalohet kollaj. Kemi dhe Laçin që mposht Bylisin. Te Kukësi është problemi i dëmtimeve, Musolli, Shkurtaj. Edhe Rroca nuk është në të gjitha postet, jep më shumë në fazën sulmuese. Kanë pasur vetëm Limajn dhe Musollin. Edhe Kukësi nuk e ka të lehtë, do të shkojë në Korçë, Skënderbeu po ngrihet. Mund të bëhet shkëputja, por mund të ndodhë dhe çdo gjë”, tha Starova./abcnews.al