Sulejman Starova, pjesë e pandarë e familjes Pressing, ka folur për kombëtaren e Shqipërisë, të grumbulluarit nga Reja dhe objektivin që kanë kuqezinjtë tanë në këtë edicion të UEFA Nations League.
“Dy mesfushorë i ke titullarë, Bare dhe ai tjetri, po luajnë rregullisht. A ka objektiv Reja? Vendin e parë? Po si do e arrijë ai këtë objektiv? Duke rinovuar skuadrën? Sadiku çedoi komplet, të mbajë përgjegjësinë. Të shohim çfarë do të bëjë. Në kushtet kur ka gjithë këtë ekip, ku po përpiqet në maksimum dhe dora e tij po duket.
Sipas meje, ka rregulluar repartin e mbrojtjes dhe ka gjetur dy titullarë në mesin e fushës, Baren dhe Gjasulën. Në kushtet kur një lojtar del te Chelsea (Broja), ai është i detyruar ta provojë. Kushdo që futet në formacion, duhet të luajë fort që të ruajë vendin. Reja ka një objektiv përpara dhe kush vesh fanellën kuqezi, të luajë fort dhe të ruajë vendin./abcnews.al