Sulejman Starova e nisi analizën e tij në Pressing me krizën që po kalon skuadra e Partizanit. Sipas Bobit, “Demat” janë në një moment të vështirë, por kanë mundësi të mirë të dalin nga kjo prag-krize pas ndeshjeve me Flamurtarin dhe Luftëtarin.
PARTIZANI – “Partizani është në prag krize, por ka mundësi të kalojë. Nëse mposht Luftëtarin dhe Flamurtarin, ka një shans për ta kaluar krizën. Ka vështirësinë e vet, sigurisht. Pashë golat, te goli i parë ishte i pafajshëm, ndërsa dy golat e tjerë treguan pikat e dobëta të Partizanit.
Po them që ka mundësi ta kalojë krizën, jo që nuk janë në krizë. Ne e kemi thënë para se të largohej Lerda, që Partizani nuk po rregullon forcën që është pretedente për titull. Po shikojmë një dobësi të theksuar te një skuadër që e kishte traditë prej shumë vitesh.
Në fazë difensive, shumë gabime nga e gjithë skuadra dhe në këtë fazë kampionati, duhet të gjejnë dhe të ruajnë ritmin, si skuadra e Kukësit. Mala nuk luan, Asani iku. Po themi pse? Pse-ja fillon nga faza përgatitore, merkato. Janë bërë mirë afrimet? Të gjithë thanë “po”. Melo një lojtar i madh, në rregull, erdhi dhe Boldor. Shpëtimi (Duro) tha që e ka vlerësu ndeshjen me Lushnjën, por për ta fituar ndeshjen me lojtarë rezerva. Ndërsa te Partizani nuk ndodhi kjo”.
SORMANI – “Sormani ka dy javë që ka ardhur. Për fatin e tij të keq, gjeti Melon dhe Boldor, dy titullarë, të dënuar për katër javë. Telushi nuk luajti me Kukësin, as 4-5 tjerë. Për fatin e tij të keq, ka humbur ndeshjen. Në këto kushte, ajo që e agravon situatën, është humbja me Lezhën. Ka shans ta kalojë, por kjo gjë agravoi situatën”./abcnews.al