Starova: Laçi e nisi mirë ndeshjen, më pas Kukësi dominoi komplet

schedule22:39 - 10 Shkurt, 2020

schedule 22:39 - 10 Shkurt, 2020

Sulejman Starova është si gjithmonë i ftuar në Pressing, aty ku analizat e tij janë gjithmonë të sakta dhe të shprehura në mënyrën e duhur. Trajneri i mirënjohur e nisi fjalën e tij me takimin Kukësi-Laçi, që u mbyll me rezultatin 3-1.

“Është ndeshja më e bukur që kam parë, për meritë të dyja skuadrave. Një fillim shumë i mirë i Laçit, që e huton Kukësin për shumë minuta me radhë. Nwabueze pati një rast në harkun e këtyre minutave, Xhika bëri një pritje të shkëlqyer, që për mua ishte më i miri në fushë. Më pas, erdhi dhe goli i Nwabueze.

Pas një depërtimi në krahun e majtë, barazon Kukësi. Deliu bëri një kryevepër, topi përplaset në shtyllë, mund të ndryshonte loja. Gjithsesi më pas, Kukësi dominoi komplet dhe them se së bashku me Tiranën, janë skuadrat më të mira për momentin. Për mua, Et’hemi ishte lojtari më i mirë në fushë.

Ajo që nuk shkoi te Laçi, përfitoj nga rasti për të thënë se Shkurtaj bëri diferencën, e bëri golin domethënë e bëri punën e vetë. Edhe Gavazaj ishte shumë mirë në krahun e djathtë. Për Laçin them: Kujdes me lëvizjet e janarit. Sulmin e kanë shkëlqyer, me Grecën, Nwabuezen dhe Xhixhën. Por të mos harrojmë se Rrapaj ishte mbrojtës i majtë në këtë ndeshje dhe Laçi çaloi.”, tha Starova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!